Kosova

Mbyllen disa rrugë në Kosovë për “Tour of Kosovo 2025”

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator do të ketë mbyllje të përkohshme të disa rrugëve, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”.

Etapa e parë zhvillohet më 4 shtator 2025, nga ora 12:00 deri 15:00. Gara nis në autostradën Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë, duke përfunduar te dalja e autostradës në Malishevë (km 52).

Etapa e dytë mbahet më 5 shtator 2025, nga ora 11:00 deri 15:00. Nisja bëhet nga Pika Kufitare në Vërmicë, duke kaluar në Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë – Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit, ku edhe përfundon gara.

Etapa e tretë dhe e fundit zhvillohet më 6 shtator 2025, nga ora 11:00 deri 15:00. Starti bëhet në Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë, me kthim nga Prizren Jug dhe përfundim në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet edhe ceremonia e mbylljes.

Policia ka apeluar tek qytetarët për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve, në mënyrë që gara të zhvillohet pa pengesa dhe me siguri të plotë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button