Lajme

Mbështetje e Vazhdushme për Sundimin e Ligjit në Shqipëri nga Mbretëria e Bashkuar

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti të rëndësishëm me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një postim zyrtar, ambasada njoftoi se, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike (GCSI), ka asistuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit. Ky hap ka si qëllim forcimin e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas ambasadës, kjo Strategji Komunikimi përfaqëson një moment të rëndësishëm, duke përshkruar mënyrën se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tri vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button