“Lojtar i veçantë”, Alonso me plot lëvdata për Wirtz

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është plot lëvdata për ish-lojtarin e tij, Florian Wirtz, i cili ende nuk e ka arritur formën te Liverpool, atë që ai kishte te Bayer Leverkusen.
Bayer fitoi dopietën nën drejtimin e Alonsos në sezonin 2023-24, duke fituar titullin e Bundesligës pa humbur.
Wirtz shënoi 18 gola dhe dha 20 asiste në të gjitha garat atë sezon dhe u emërua lojtari më i mirë i Bundesligës.
Reprezentuesi gjerman ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 35 asiste në dy sezonet e tij të fundit te Bayer.
Këtë verë ai u transferua te Liverpool, i cili pagoi një tarifë transferimi prej 125 milionë eurosh për të. Ai ka dhënë tre asiste në 14 ndeshje për kampionët anglezë, por ende nuk ka shënuar. “Ardhja te Liverpooli është një ndryshim i madh për të dhe i duhet kohë për t’u përshtatur.
Ai është një lojtar i veçantë, ka cilësi, karakter dhe është shumë konkurrues.
Ndoshta ai është arsyeja pse mora punën te Real Madridi dhe i jam shumë mirënjohës”, tha trajneri i Real Madridit përpara ndeshjes së sonte jashtë fushe kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Alonso e di për çfarë flet, pasi ka kaluar pesë vjet si lojtar te Liverpooli, duke luajtur 210 ndeshje për Reds.



