Lajme
Lezhë: Dy raste dhune në familje, arrestohen në flagrancë dy persona

Policia e Lezhës ka ndërhyrë në dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët ushtruan dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tyre.
Në fshatin Manati, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan 41-vjeçarin E. B., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa në fshatin Gorre, u arrestua shtetasi V. T., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta nënën e tij. Sipas policisë, i riu është i evidentuar si person me probleme të shëndetit mendor. Viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.