Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë, pritet seancë për çështjen e Veliajt më 31 tetor

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që shpallte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.
Ky vendim erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë.
Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese thuhet se:
“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.”
Kjo do të thotë se procesi për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë mbetet i pezulluar deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.



