Kosova

Kurti viziton rrugën në Stubëll të Vitisë, thekson investimet e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar së bashku me kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, rrugën alternative në Stubëll të Vitisë, duke e prezantuar si një nga investimet e bëra me buxhetin e shtetit.

Në një postim në “Facebook”, Kurti ka shkruar se kjo rrugë ka kushtuar 822,858 euro dhe është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka realizuar ose po i realizon në këtë komunë. Projektet e tjera përfshijnë rrugën Viti – Korbliç – Kaçanik, rrugën Mjak – Debelldeh dhe rrugën e Vërnakollës.

Sipas tij, vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë gjatë këtij mandati qeverisës është mbi 8 milionë euro. Rruga alternative për Stubëll, sipas Kurtit, e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin për banorët dhe vizitorët e shumtë, duke kontribuar edhe në promovimin e vlerave historike dhe kulturore të fshatit, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button