Kosova

Kurti reagon për rastin Zejnullahu: “Tendenca për fushatë kundër Policisë është e dëmshme”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, për të cilin janë arrestuar pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka theksuar se diskutimet dhe gjykimet publike që po bëhen rreth këtij rasti janë të vështira për familjen Zejnullahu dhe për miqtë e të ndjerit. Ai ka paralajmëruar se tendencat për të zhvilluar një fushatë kundër Policisë së Kosovës janë të dëmshme dhe nuk përfaqësojnë zgjidhje.

“Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato duhet të realizohen përmes një hetimi të plotë dhe një verdikti profesional mbi bazën e tij. Vetëm atëherë sigurohemi për llogaridhënie të duhur dhe garanci që situata të tilla të mos përsëriten më”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se drejtësia kërkon durim dhe profesionalizëm, duke u bërë thirrje të gjithëve që të mos paragjykojnë institucionet, por të presin përfundimin e hetimeve zyrtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button