Kosova

Kurti kthehet nga Greqia, hesht për marrëveshjen e mundshme me Limajn

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas qëndrimit në ishullin grek, ku mori pjesë në Simpoziumin Sumy. Ai mungoi në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila u mbajt para dy ditësh, duke rritur edhe më shumë tensionet rreth ngërçit institucional.

Kurti u pa sot para hyrjes në Kuvend, por siç ka ndodhur shpesh, zgjodhi të mos komentojë për gazetarët.

Ai u pyet nëse planifikon ta emërojë kreun e Nismës, Fatmir Limaj, si kryetar të Kuvendit – një opsion që është përfolur pas paralajmërimeve për një takim të mundshëm ndërmjet tyre dhe diskutimeve për një marrëveshje politike.

Përkundër interesimit të madh mediatik dhe zhvillimeve të fundit, Kurti kaloi pa dhënë asnjë përgjigje, duke lënë të hapur çdo interpretim rreth drejtimit që mund të marrë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button