Kosova

Kurti dhe Peci vizitojnë fermerët në Sopijë të Suharekës: Ndjekin nga afër korrje-shirjet e grurit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar sot fshatin Sopijë të Suharekës, ku kanë ndjekur nga afër ecurinë e korrje-shirjeve të grurit.

Vizita është zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e korrjes dhe u njohën me sfidat që po përballen fermerët, si dhe me rendimentin aktual të prodhimit. Gjatë vizitës, ata u informuan për rrjedhën e punës dhe diskutuan mbi nevojat dhe mbështetjen e mëtejshme për sektorin bujqësor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button