KryesoreLajme
Kryesore

Ku është Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes?/ Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: Gjuha e tij para fëmijëve është turp kombëtar, jeni në shërbim të partisë-shtet

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka vijuar me denoncimin e skandalit të radhës të kryeministrit Edi Rama, ku u ofroi fëmijevë gjatë një takimi në Spille, që të kërkonin fotot e tij nudo në internet.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka bërë thirrje edhe Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes, duke i kërkuar të reagojnë ashpër ndaj këtyre deklaratave fyese, bullizuese dhe së fundmi të turpshme të Ramës në prani të fëmijëve, ose në të kundërt kanë tradhtuar misionin e tyre dhe janë në shërbim të partisë-shtet. Postimi i plotë:

Thirrje publike ndaj Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes!

Unë Belind Këlliçi, kandidat për deputet dhe drejtues politik i qarkut Tiranë për PD-ASHM, ju bëj thirrje që të reagoni ashpër ndaj gjuhës fyese, bullizuese dhe së fundmi të turpshme të kryeministrit në prani të fëmijëve.

Pa folur për rastet e tjera ku vajzat votuese për herë të parë janë etiketuar si “dashnore” ndërsa burrat votues si “çyrykë”.

Fushata zgjedhore nuk duhet kurrsesi të zbresë në të tilla nivele, dhe ju takon ju si institucion të reagoni në mënyrë të drejtë, proporcionale dhe të duhur për këtë incident të gjuhës së papranueshme.

Unë ju kam ndjekur ju në reagimin tuaj ndaj posterit tim në fushatën e vitit 2023, një poster ku e ku më “steril” dhe të padëmshëm ndaj shoqërisë, krahasuar me rrugaçërinë që Partia Socialiste po tregon sot, duke nisur nga lidershipi i saj.

Gjuha e drunjtë e shoqatave dhe konferencave nuk mund të jetë përgjigja ndaj një politike që po degradon çdo ditë e më shumë, pikërisht sepse shoqëria nuk reagon me nervin e duhur.

E përfaqësues të shoqërisë për të qenë rojtarë kundër kësaj gjuhe, sot jeni ju.

Në të kundërt, jo vetëm keni tradhtuar misionin tuaj por edhe keni dëshmuar se reagimet tuaja janë të stisura dhe në funksion elektoral të partisë-shtet, e cila zapton edhe mediat, edhe shoqërinë civile, përdor edhe gjuhën fyese e rrugaçërore, i rezervon vetes madje dhe luksin e indinjatës dhe moralit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button