KryesoreLajme
Kryesore

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Durrës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon sot takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në sallën e mbushur plot, në shoqërinë e kandidatëve, strukturave të partisë, kryebashkiakes Emiriana Sako, e cila mbajti dhe fjalën hapëse, u prezantuan edhe kandidatët socialistë për qarkun dhe u fol për projektet dhe investimet e këtyre viteve, deri te trefishimi i përfaqësimit me gra dhe vajza socialiste. Synojmë mandatin e 9 në Durrës më 11 maj”, tha kryebashkiakja socialiste.

Përfaqësuesit socialistë të qarkut thanë se kanë synim mandatin e 9-të në qarkun e Durrësit, pasi zgjedhjet e vitit 2021 morën 8 mandate.

Fjala e kryesocialistit Rama:

“Shoh që qenkam i vetmi burrë këtu, apo jo, jo, qenka edhe një tjetër i kamufluar me kapele aty, për të mos marrë mësysh.

Dua të them se kur shok këtë pamje, plasi syri i keq aty, plasi, plasi. Tani kam besim se mandati i nëntë këtu u sigurua…

Po sa me inat na shohin mor aman. Sa zili na kanë dhe sa më shumë me inat na shohin, aq më shumë zhyten…!

Por ne do jemi edhe më lartë. Dua të them kur e nisëm kishte më shumë burra, kishte më pak gra, shumë pak. Patjetër që kishte gra e vajza që votonin, por s’ishin pjesë e organizimit, ku diskutohej e merreshin vendimet.

Thoshte dikush, komentonte, po ç’i ke këto Shqipëria grua, Tirana grua, Korça grua, po ça do të shuash kur të shkosh në Durrës?

Ja ça do them: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua, dhe që e kam shoqe. Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që bën punën, pa zhurmë, me kulturë dhe pa fjalë, është kudo, në çdo cep.

Sa herë më vjen mesazh gjithandej, e ia çoj, përgjigjet menjëherë, di problematikat, pikat që kanë nevojë, me ekzaktësi, kudo, i di të gjitha.

Faktikisht Ani është një kryetare bashkie që e krijoi tërmeti, doli nga tërmeti, ishte katastrofë e madhe, e përjetuat vetë, fizikisht, por edhe ankthin dhe shqetësimin e jashtëzakonshme për ato pamje e familje që ngelën pa shtëpi. Ani u gjend aty në bashki, mori detyrën, me shumë qetësi, se është edhe shumë e qetë. Nuk e di a do e shoh ndonjëherë nëse do nxehet! Dhe filluam pak e nga pak, u rindërtua, u bënë shtëpi të reja, u hapën dyert e apartamenteve të reja. Kemi edhe disa ende, por ama është krejt gjithçka e re, lagje e re, jemi duke punuar për të tjerat, që të jetë lagje rezidenciale shumë e bukur për Durrësin e ri.

Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, kovidin etj., thoshte ky çyryku tani. Por po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, imagjinoni çfarë do bëhej me kovidin. Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi energjetik, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në botë, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë elektrike.

Ja tek është Durrësi që po ndërtohet, ka plotë kantiere, vetëm sot vizituam 4 prej tyre dhe vazhdohet. Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua.

Kujtoj historinë e ujit të pijshëm që nuk kishte ujë 24 orë, teksa sot jemi në Durrës në nivelin më të mirë të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin përfundimtar, ku janë bërë gati projektet, ne do e përmbyllim mandatin e katërt edhe këtë problematik dhe Durrësi s’do ketë më probleme me ujin e pijshëm në asnjë zonë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button