Kosova

Kryetari i KQZ-së: Për mendimin tonë 7 qershori duhet të jetë data e zgjedhjeve, na duhet sa më shumë kohë

Kreshnik Radoniqi, Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor tha se “për mendimin tonë” data për zgjedhje të jashtëzakonshme duhet të jetë 7 qershori.

Ai tha se “na duhet sa më shumë kohë” për të përgatitur procesin “që nuk është e lehtë.”

Ai tha se Gjykata Kushtetues me Aktgjykim veçse e ka përcaktuar “jo më larg se 45 ditë.”

“Sa i përket datës kemi kërku që sa më shumë kohë me pas, për shkak se na nevojitet përgatitje dhe s’është proces i lehtë. Por, i mbetet (u.d) Presidentes. Gjykata Kushtetuese e ka përcaktu dy datat, 31 ose 7 qershor. Për mendimin tonin është 7 qershori. Por, i mbetet (u.d) presidentes me vendos,” tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button