Lajme

Kryeministri Rama uron besimtarët për Pashkët me një mesazh simbolik

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të përcjellë mesazhin e tij, duke publikuar një foto të një fëmije që mban një qiri në dorë – një shenjë e dritës dhe shpresës që përfaqëson kjo festë.

“Për shumë vjet Pashkët”, shkroi shkurtimisht Rama në urimin e tij.

Katolikët, ortodoksët dhe ungjillorët kremtojnë sot Pashkët, një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button