Lajme

Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: “Tradhtia, pabesia dhe poshtërsia kanë emrin Lulzim Basha”

Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku ka komentuar zhvillimet politike dhe ka ndarë aspekte nga jeta e saj personale. Në një qëndrim të ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Kryemadhi e akuzoi atë për tradhti politike dhe e cilësoi si përgjegjësin kryesor për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi dhe opozita.

“Në qoftë se tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrllëku, legenllëku, çdo gjë do të përmblidhet në emrin e Lulzim Bashës,” u shpreh Kryemadhi, duke theksuar se veprimet e tij politike kanë sjellë dobësimin e opozitës dhe zhgënjimin e qytetarëve shqiptarë.

Ajo gjithashtu përmendi çështjen McGonigal dhe mosmarrjen e vizës amerikane nga Basha, si faktorë që, sipas saj, dëshmojnë dorëzimin e fatit të opozitës dhe të shqiptarëve në duart e një njeriu të vetëm.

“Ku është Shqipëria sot, është rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha,” përfundoi ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button