Kosova

KRU “Mitrovica” paralajmëron: Uji i pijes në Vushtrri nuk është i sigurt për konsum

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i ka bërë thirrje konsumatorëve në Vushtrri që të mos e përdorin ujin e pijes deri në një njoftim të dytë.

Sipas KRU “Mitrovica”, ata janë në pritje të rezultateve laboratorike nga mostrat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik. “Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike. Prandaj, deri në njoftimin tonë të radhës, mbetet në fuqi rekomandimi që uji i pijes të mos përdoret për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja të tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, ka njoftuar kompania.

Ky paralajmërim vjen pas një incidenti të ndodhur të dielën, kur një gyp uji pëlciti në rrugën “Bahri Kuqi”, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në një zonë të Vushtrrisë.

Autoritetet e ujësjellësit dhe Instituti i Shëndetit Publik po vazhdojnë monitorimin dhe analizat laboratorike për të garantuar sigurinë e ujit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button