Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komentojnë deklarata të pavërteta

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj.
Në një reagim për media, PSRK-ja ka ritheksuar përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
“Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.”, thuhet në reagim.
Aty thuhet se PSRK-ja vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.
Sipas reagimit, Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.



