KryesoreLajme

Kreu i Partisë Demokratike ngushëllon për humbjen e veprimtarit të shquar të arsimit, Prof. Dr. Menduh Dërguti

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të arsimit shqiptar dhe ish-deputeti i PD, Menduh Dërguti. Në mesazhin e tij të ngushëllimit Berisha shprehet se, “Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor.”
Miq, Prof.Dr Menduh Dërguti, një personalitet i shquar i arsimit shqiptar, mbështetës i orëve të para të Partisë Demokratike, përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës në dy legjislatura si deputet i Partisë Demokratike, intelektual i mirënjohur i Shkodrës, prind dhe qytetar shembullor, mbylli sytë përgjithmonë.

Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor.

Duke shprehur nderimin tim të madh dhe mirënjohjen e thellë për veprën dhe kontributin e çmuar të Prof.Dr Menduh Dergutit, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmëve, miqve e qytetarëve të shkodrës për humbjen e rëndë. I lutem Zotit që shpirti i mirë i Prof.Dr Menduh Dërguti të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button