Kosova

KQZ certifikon 19 subjekte politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar një tjetër grup subjektesh politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Në mbledhjen e mbajtur të enjten, KQZ miratoi pjesëmarrjen e nëntë subjekteve, përfshirë katër iniciativa qytetare dhe pesë kandidatë të pavarur.

Sipas vendimit, këto subjekte do të përfaqësohen nga gjithsej 66 kandidatë, prej të cilëve 4 janë kandidat për kryetarë të komunave dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale. Ndër subjektet e certifikuara janë: “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin, “Epoka e Hyjneshës” në Prishtinë, “Unioni i Blakçorve”, “Zëri i Drejtësisë” si dhe kandidatët e pavarur për kryetar komune: Avdi Aliu, Ilir Pallqa, Jeton Abazaj, Kadri Hasani dhe Nedzmidin Sejdilar.

Në mbledhjen e mëparshme, më 12 gusht 2025, KQZ kishte certifikuar grupin e parë prej 10 subjektesh politike (2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur) me gjithsej 64 kandidatë.

Deri më 14 gusht 2025, numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet lokale është 19, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur, me gjithsej 130 kandidatë (9 për kryetarë komunash dhe 121 për anëtarë të kuvendeve komunale).

KQZ njofton se procesi i certifikimit do të vazhdojë, ndërsa qytetarët presin një garë të plotë për zgjedhjet lokale të muajit tetor.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button