Lajme

Korçë – Dy vëllezër kërcënojnë policët rrugorë, procedohen penalisht

Dy vëllezër nga Korça, banues në fshatin Çiflig, do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen për mosbindje ndaj punonjësve të Policisë Rrugore dhe kanosje ndaj tyre për shkak të detyrës.

Policia bëri me dije se shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë dokumentacionin e automjetit efektivëve të rrugores dhe më pas i kanë kanosur ata.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I. dhe G. I., për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe kanosje për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button