Kosova
Kryesore

Kontrolloni Qendrën e Votimit për zgjedhjet lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar platformën elektronike ku qytetarët e Kosovës me të drejtë vote mund të kontrollojnë se ku është caktuar të votojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Qendra e votimit mund të shihet nëpërmjet platformës online: https://qv.kqz-ks.org
. Për të qasur këtë informacion, votuesi duhet të fusë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj, do të hapet një faqe që tregon të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit, e cila mund të shikohet gjithashtu në Google Maps.

KQZ njofton se çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar, pasi secila komunë është një zonë zgjedhore e veçantë dhe fletëvotimet dërgohen vetëm për atë komunë.

Gjithashtu, votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës së regjistrimit dhe mundësohet në Qendrën e veçantë të caktuar nga KQZ për votim me kusht. Çdo komunë ka një qendër të tillë për mundësimin e votimit me kusht.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button