Klevis Balliu: Paketa e Dhembshurisë do të rikthejë dinjitetin dhe normalitetin në vend

Tiranë – Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, ka theksuar rëndësinë e Paketës së Dhembshurisë të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një “emergjencë kombëtare” për të nxjerrë qytetarët nga varfëria ekstreme dhe për të rikthyer dinjitetin e humbur.
Gjatë një takimi me qytetarë në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës në Tiranë, Balliu u shpreh se mbështetja ndaj kësaj nisme është e madhe dhe e ndjeshme në çdo cep të kryeqytetit.
“Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës. Paketa e Dhembshurisë është një hap domethënës për të rikthyer normalitetin në vend dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë,” shkroi ai në një postim në Facebook.
Balliu është shfaqur aktiv në terren, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe duke prezantuar zgjidhjet që ofron koalicioni PD-ASHM për përmirësimin e jetës së përditshme.