Kosova
Kjo është përbërja e re e Kryesisë së LDK-së

Pas Kuvendit të 31 janarit ku u rikonfirmua Lumir Abdixhiku si drejtues i partisë, ky i fundit emëroi Kryesinë e re të partisë.
Vendimi mbështetet, siç thuhet më komunikatë për shtyp, në autorizimet për “riorganizim të thellë politik”.
“Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re”, thuhet në komunikatë.
Sipas saj, qëllimi është forcimi i brendshëm dhe rritja e efikasitetit vendimmarrës.
“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm”, theksohet.
LDK e konsideron këtë fazë kalimtare.
“Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative”, njofton partia.




