Show biz
Keisi në Ferma VIP: I dashuri im nuk duhet të vishet me ngjyrën pink!
Keisi gjatë një bisede me një pjesë të fermerëve në “Ferma VIP” ka treguar karakteristikat e partnerit ideal.

Ajo është pyetur nga Limi për shijet e saj mashkullore, ku mes të dyve ka “shkëndija” dashurie dhe janë shpesh herë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre.
Miss Keisi u shpreh se nuk do dëshironte që i dashuri i saj të vishej me ngjyra, e kurrsesi me pink.
“Më pyeti për shijet e mia ndaj gjinisë mashkullore. Dhe i thashë që nuk dua të vishet me ngjyrën pink. S’dua, s’më pëlqen”, tha Keisi.
Nga ana tjetër, Federik Ndoci ndau një mendim aspak të njëjtë. Ai tha se veshjet me ngjyra përcjellin pozitivitet, si tek djemtë ashtu edhe tek gocat.