Lajme
Kanosi me armë zjarri në Laç, Policia nisi hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 22 prillit 2025, kur një 34-vjeçar, shtetasi E. U., ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Kurbin se është kanosur me armë zjarri nga katër persona të panjohur. Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 pranë shinave të trenit në qytetin e Laçit, ku autorët, të cilët udhëtonin me një automjet, e kanë kërcënuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. Autorët e këtij kërcënimi ndodhen ende të panjohur dhe hetimet vijojnë.