
Juristja Endira Bushati ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama, duke ngritur një sërë shqetësimesh mbi mungesën e institucioneve funksionale dhe degradimin e shoqërisë civile në Shqipëri.
E ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, Bushati vuri në dukje se institucionet, si AMA, kanë humbur zërin dhe funksionin e tyre ligjor, ndërsa shoqëria, sipas saj, vazhdon të mos reagojë ndaj gjuhës përjashtuese dhe mungesës së empatisë që vjen nga vetë drejtuesit e shtetit. Ajo thekson se shoqëria shqiptare ka nevojë për reflektim të thellë dhe për një standard të ri në udhëheqje.
Endira Bushati: Problemi është se këtu nuk ka institucione dhe kur them nuk ka institucione, nuk i referohem vetëm AMA-s që sot është një institucion pa zë, që nuk ushtron asnjë nga kompetencat e veta ligjore, por në përgjithësi nuk ka institucion në kuptimin shoqëror të fjalës.
Edi Rama përveçse dëshmon injorancën e tij në fakt, se duam t’i kujtojmë Edi Ramës që sot miliarderi më i madh i botës, Elon Musk, ka pranuar vetë që vuan nga një sindromë që bie në spektrin autik. Madje, po të lexosh më thellë, thuhet në fakt gjenitë gjenden në këtë spektër.
Pra, ai kastile me këtë lloj gjuhe luan në atë nivel të shoqërisë që nuk e ka informacionin e duhur për të. Për të mos thënë pastaj që vetëm një sociopat, karakteristikë kryesore të vetën ka mungesën e empatisë. Kur flet diçka në televizion, kushdo jo vetëm kryeministri i vendit që e ka detyrim, por kushdo duhet të tregojë eupati për njerëzit që e dëgjojnë për vuajtje, për sëmundje, për mjerimin etj, etj dhe për drama të shtresave të caktuara të shoqërisë.
Tani, këtu jo AMA, por duhet të kishte protestë sot pët këtë lloj gjuhe në përgjithësi. Por nuk ka ende, nuk ka reagim sepse kjo në thelb është një shoqëri dhe shqiptarët në thelb akoma nuk e kanë kuptuar që realisht meritojnë dikë tjetër për kryeministër dhe jo një person me kaq probleme mendore, për mendimin tim. Sepse, vetëm për një shtresë të informuar dhe të arsimuar, ky nuk mund të ishte kryeministër i vendit.