Kosova

Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: “Thaçi nuk jepte urdhra”

Ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Wesley Clark, John Duncan, ka vijuar sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duncan u shpreh se gjatë kohës sa e kishte njohur Hashim Thaçin, nuk e kishte parë atë të jepte urdhra apo direktiva ushtarake.

“Asnjëherë nuk kam parë që të jepte direktiva, apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloje njerëzish: e para me ushtarakun oficerin, dhe e dyta politikanin. Kjo ishte përshtypja që më ishte krijuar mua”, deklaroi Duncan.

Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë kishte synim të tregonte se nuk përbëhej vetëm nga një ushtri guerile në male, por edhe nga një strukturë më e gjerë organizative.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button