Lajme

Ina Zhupa prezenton programin e PD-ASHM për 100 ditët e para të qeverisjes: Fokus te mbështetje për të rinjtë, studentët dhe pensionistët

Kandidatura e deputetes së Partisë Demokratike në Sarandë, Ina Zhupa, ka shpërndarë një video në platformat sociale ku ka paraqitur detaje nga programi i PD-ASHM, i cili do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve.

Sipas Zhupës, programi i demokratëve dhe aleatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” fokusohet në mbështetje për të gjitha kategoritë e shoqërisë, nga rinia dhe studentët deri te pensionistët dhe çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë nga qeveria.

Në një pjesë të fjalës së saj, Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se gjatë 12 viteve të qeverisjes, ai ka zhytur studentët në varfëri, ndërsa ministrat e tij kanë kaluar kohë të shtrenjtë në restorantin e njohur “Nusreti” në Dubai. Po ashtu, ajo theksoi se Rama ka lënë pensionistët me barna të skaduara, ndërsa ai vetë ka jetuar në luksin e vilës-bunker në Surrel.

Në këtë kontekst, Zhupa ka theksuar se PD–ASHM do të vendosë një Minimum Jetik prej 200 Eurosh brenda 100 ditëve të para në qeverisje, duke siguruar mbështetje për studentët, pensionistët dhe çdo shqiptar në nevojë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button