Hoti: Më 7 qershor qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euro-atlantik

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët e Kosovës do të zgjedhin për partneritetin euro-atlantik të vendit me 7 qershor.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka nënvizuar dy marrëveshje të cilat i cilësoi historike për partneritetin afatgjatë të Kosovës si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Uashingtonit
Ai tha se këto partneriteti nuk janë vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, por edhe ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të vendit dhe shqiptarëve.
“Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të votojnë PËR partneritetin strategjik të Kosovës me BE dhe SHBA. Ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është
ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai.



