Lajme

“Hetimet për atentatin në Lundër: Dyshime se gruaja e Roan Brahimit ishte shënjestër, por atentatorët mund të jenë ngatërruar”

Grupi hetimor që po heton atentatin mafioz të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, ka dalë në përfundime të tjera lidhur me ngjarjen. Dyshimet janë se gruaja e Roan Brahimit mund të ketë qenë shënjestër e atentatit në Tiranë, por hetuesit mendojnë se atentatorët mund të jenë ngatërruar, pasi ajo përdorte të njëjtin mjet tip “G Class” si ai i familjes Demiraj dhe jetonte gjithashtu në të njëjtën zonë.

Burimet nga policia kanë bërë me dije se mjeti “G Class” në pronësi të familjes Demiraj dhe ai që përdorte gruaja e Roan Brahimit kishin pothuajse të njëjtën targë, duke u ndryshuar vetëm një shkronjë. Mjeti ndaj të cilit u qëllua kishte targën “AA 002 MD”. Kjo mbetet një pistë hetimi e pa konfirmuar ende zyrtarisht, ndërkohë që pritet që Policia e Tiranës të japë informacione më të detajuara rreth ngjarjes tragjike, ku u plagosën 4 të rinj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button