KosovaKryesoreLajme
Kryesore

Haxhiu pa shumicë: Kuvendi mbetet në ngërç politik

Përsëritje e episodit së vjetër pritet që të jetë edhe vazhdimi i nesërm i seancës konstituive të Kuvendit, thonë analistët politikë.

Sipas tyre, nëse Lëvizja Vetëvendosje e propozon sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, nuk do të arrijë ta zhbllokojë ngërçin e krijuar. Tentimi i katërt për konstituimin e Kuvendit që do të ndodhë të hënën, ka drojë se do të ketë skenarin e njëjtë sikur herët e kaluara.Seanca e mbajtur të shtunën, u bllokua sërish, pas dështimit dy herë radhazi për ta zgjedhur, kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kryetare të Kuvendit.

Sipas analistëve, bllokimi i konstituimit të Kuvendit do vazhdojë edhe më tutje.

“Unë jam pesimist që do mund të zhbllokohet situata në Kuvendit e Kosovës, do të vazhdojë kjo gjendje ky institucion nuk do të mund të konstituohet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës sepse nuk konsiderohet i konstituuar vetëm me verifikimin dhe betimit nga deputetët, por vetëm kur zgjedhjet kryetari dhe kryesia..”, ka thënë Kasolli për RTVDukagjinin.

Kasolli shtuar se Vetëvendosja, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, është duke fituar kohë me situatën e krijuar.

“Nominimi i Albulena Haxhiut ishte një eksperiment politik vetëm sa për të blerë kohë dhe derisa të gjendet një marrëveshje politike, për siguruar numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë që po ashtu nevojiten 61 numra ashtu sikurse kryeparlamentarin..”, shprehet një nga analistët.

Nëse partia e Albin Kurtit vepron edhe të hënën siç ka paralajmëruar për ta propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, seanca, sipas analistes tjetër, Magbule Shkodra, do të bllokohet sërish.

“Po besoj që kjo situatë nuk do të mund të shtyhet pafundësisht ndoshta maksimumi edhe dy herë dhe patjetër që duhet të gjendet një mundësi që ti drejtohen presidentes, e cila pastaj duke u thirrur në atë që po bllokohen institucionet e shtetit pra po bllokohet formimi i institucioneve të shtetit mund të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese…”, ka thënë Shkodra.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se movotimi i Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës, tregon se ka mungesë të vullnetit politik për kompromis.

“KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive. Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për të siguruar një shumicë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, u tha në reagim.

Pas dy dështimeve, të shtunën, deputetët e miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve, derisa 120 deputetët e zgjedhur dhanë betimin e tyre.

Si votuan deputetët për Haxhiun si kryeparlamentare?

Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares në legjislaturën e nëntë mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë deputetëve të pakicave joserbe përveç Duda Bales dhe Veton Berishës.

Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime.

Pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare votoi edhe Nenad Rashiq, partia e së cilit ka siguruar një nga dhjetë ulëset që u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb.

Kundër zgjedhjes së Haxhiut votuan deputetët e zgjedhur të LDK-së, ndërsa ata të Nismës Socialdemokrate abstenuan.

Ndërkohë, PDK-ja, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së s’morën pjesë në votim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e lëshoi sallën para se të niste votimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button