Kosova

Haradinaj pret ambasadorin gjerman Rohde, diskutojnë për situatën paszgjedhore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në njoftimin e bërë publik nga vetë Haradinaj, thuhet se tema kryesore e diskutimit ishte situata politike e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe mundësitë për të dalë nga bllokada institucionale.

“Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja,” shkroi Haradinaj.

Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës për angazhimin e ambasadorit Rohde dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button