Granit Murselit i mbushen sytë me lot gjatë dëshmisë së vëllait të Kushtrim Kokallës

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, dëshmitar ka qenë Kanon Kokalla, vëllai i të akuzuarit Kushtrim Kokalla. Ai ka treguar për marrëdhëniet e tij me familjen Murseli dhe një rast të përbashkët gjatë ditëlindjes së djalit të Granitit.
“Kemi shkuar në shtëpinë e Granitit kur e ka pasur djali i tij ditëlindjen. Na ka ftuar edhe më vonë në një qendër tregtare për ta festuar, sepse djali i tij dhe i imi janë në të njëjtën klasë. Për shkak se djalin e kam pasur 5 vjet e gjysmë, kam shkuar me ta. E kam konstatuar që Graniti ka shumë para, sepse në fund të muajit ka pasur shumë para me vete”, ka thënë dëshmitari Kokalla.
Gjatë këtij momenti, kur po përmendej ditëlindja e djalit, Granit Murselit iu mbushën sytë me lot, duke e bërë sallën e gjykatës të mbizotërohet nga një atmosferë emocionale.
Procesi gjyqësor për vrasjen e Liridona Murselit po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërsa në bankën e të akuzuarve ndodhet bashkëshorti i saj, Granit Murseli, së bashku me dy persona të tjerë.



