Lajme

Godet me grushte një 24-vjeçare, procedohet penalisht 30-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të reje. Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se shtetasi J. H., 30 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ka goditur me grushte një vajzë 24-vjeçare.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. E reja është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 24-vjeçare, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, kaloi për në banesë,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button