Lajme

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzon kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO, gjykata ka refuzuar kërkesat për revokim të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe për ish-drejtuesin e lartë të Bashkisë, Elman Abulen. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë ishte bërë nga mbrojtja e të dy të pandehurve, të cilët kërkonin që masat e sigurisë të ishin më të lehta: arresti në shtëpi për Abulen dhe heqja e masës së arrestit në burg për Veliajn.

Gjyqtari Erion Bani ka shpallur vendimin këtë të mërkurë, pas paraqitjes së informacionit dy mujor nga SPAK, i cili mbështeti vazhdimin e masave të sigurisë.

Erion Veliaj është nën hetim për akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, duke e kryer këtë akt në bashkëpunim me persona të tjerë, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai gjithashtu është akuzuar për “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Ky vendim vjen pas hetimeve intensive që kanë përfshirë një sërë veprash korruptive dhe abuziviteti me detyrën publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button