Gjenerata Z rrëzon një tjetër qeveri: Presidenti i Madagaskarit largohet pas protestave masive të të rinjve

Në Madagaskar, vala e protestave të udhëhequra nga të rinjtë ka detyruar presidentin Andry Rajoelina të largohet nga vendi, pasi njësi të ushtrisë dezertuan dhe iu bashkuan demonstruesve.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Rajoelina u largua të dielën drejt një “vendi të sigurt”, pas përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet. Në një fjalim drejtuar kombit, të transmetuar në Facebook të hënën vonë, ai deklaroi se u detyrua të zhvendosej për të mbrojtur jetën e tij, por premtoi se “nuk do të lejojë që Madagaskari të shkatërrohet”.
Megjithatë, burime diplomatike konfirmojnë se presidenti ende nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtare.
Madagaskari, me një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh dhe moshë mesatare nën 20 vjeç, është një nga vendet më të varfra në botë — me rreth 75% të popullsisë që jeton në kushte të varfërisë.
Lëvizja e të rinjve, e frymëzuar nga protestat e gjeneratës Z në vende të tjera të botës, po cilësohet si një tjetër shembull i ndikimit të brezit të ri në ndryshimet politike globale.



