Kosova

Gjakovë: Inspektorati i Tregut sekuestron produkte tekstili me mbishkrime serbe

Inspektorati i Tregut në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka hasur në produkte të ndryshme tekstili që mbanin mbishkrime në gjuhën serbe.

Gjatë kontrollit është konstatuar se këto produkte nuk kishin dokumentacion përcjellës dhe mungonin etiketime të rregullta, prandaj janë bllokuar menjëherë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në koordinim me Doganën e Kosovës, janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme ligjore për këtë rast.

Në njërën nga bluzat e sekuestruara shkruhej: “A mund të fshihet ndonjë e vërtetë, a mund të qëndrojë Serbia pa tempullin e Shën Pjetrit”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button