KryesoreLajme
Kryesore

Fushatë me kufoma – PS luan me ndjenjat për vota

Çmenduritë e PS në këtë fushatë elektorale nuk kanë të ndalur. Siç duket jo vetëm kryesocialisti Rama ka treguar se nuk ka limite me çmenduritë e tij, gjë që shihet edhe nga deklaratat e tij publike, duke mos kursyer as fëmijët, me sa duket të njëjtën linjë si kryetari i tyre i ‘lajthitur’ po ndjekin edhe kandidatët socialistë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kësaj radhe, ‘bëma’ vjen nga kandidatja e PS në Shkodër Edona Bilali, e cila përdor fëmijët dhe të sëmurët për të realizuar spot për t’iu mbushur mendjen votuesve shkodranë që ta votojnë më 11 maj. Por ajo që nuk e justifikon dot këtë spot, që Edona Bilali e ka publikuar edhe në rrjetet e saj sociale, është fakti se ato nuk njohin as limite sa të përdorin vdekjen për qëllime të tyre politike.

Video paraqet ‘gjyshin’ e sëmurë në shtratin e spitalit, që sipas logjikes së kandidates socialiste Edona Bilali, është në prag të vdekjes, por ajo që e mban ‘gjallë’ të moshuarin janë zgjedhjet e 11 majit, ku siç shihet nga spoti i krijuar nga Bilali, nipi i të moshuarit kërkoj ndihmën e doktorit për gjyshin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i lutet doktorit ta mbajë gjallë deri atëherë, në mënyrë që të ketë mundësi për të votuar më 11 maj.

Pyetja që shtrohet është: A kanë limite njerëzore këta kandidatë socialistë, sa të ‘luajnë’ me jetën dhe vdekjen në të njëjtën kohë?!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button