Kosova
Fluks i madh i makinave nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, kolonat arrijnë mbi 30 km

Qindra vetura nga Kosova kanë nisur sot drejt bregdetit shqiptar, duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.
Sipas raportimeve, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, veçanërisht në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra. Situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.
“Kolona në Rrugën e Kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar.
Autoritetet rrugore këshillojnë qytetarët të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të ndjekin sinjalizimet për të shmangur vonesat.