Florim Ruhani – Qyteti që lëviz dhe frymon bashkë!
Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT

Florim Ruhani e di se qytetet që zhvillohen pa plan, do të përfundojnë në kaos. Pikërisht këtë e sheh çdo ditë në rrugët, lagjet dhe nyjet urbane të Prishtinës, ku mungon rendi, ku ndërhyrjet bëhen pa logjikë funksionale, dhe ku qytetari ka mbetur vetëm spektator i infrastruktures që shpesh i shërben interesave të ngushta dhe jo jetës së përditshme.
Ai e ka parë se si ndërtimet e shumta për banim janë lejuar të ndërtohen pa asnjë konsideratë për cilësinë e jetesës. Nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka fusha sportive, as hapësira të dedikuara për lojë apo rekreacion. Lagjet e reja janë thjesht grumbuj ndërtesash – pa shpirt urban, pa frymëmarrje. Dhe kjo, për Florimin, është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes komunale që ka lejuar ndërtimin pa planifikim të mirëfilltë dhe pa respekt për të ardhmen e qytetit.
Ai e kujton se standardet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe të detyrueshme në çdo zhvillim urban: për çdo kompleks banimi, duhet të sigurohen metra të caktuar hapësirë për gjelbërim, për fëmijët, për qasje publike, për infrastrukturë sociale dhe komunitare. Investitorët janë të detyruar të respektojnë këto standarde, por në Prishtinë ato anashkalohen, ose më keq, zëvendësohen me “pajtime në heshtje” që lejojnë ndërtime të ngjeshura dhe të pashpirt.
Florimi nuk është kundër zhvillimit, ai është kundër zhvillimit të çorganizuar, që i shërben fitimit afatshkurtër, por shkatërron cilësinë e jetës për dekada. Ai angazhohet për planifikim urban të bazuar në të dhëna, në analizë të qarkullimit, në dendësi të qëndrueshme dhe në përfshirje të komunitetit. Rrugët duhet të ndërtohen jo vetëm për makina, por për njerëz, për këmbësorë, për biçiklistë, për ata që duan të lëvizin lirshëm e të jetojnë me dinjitet.
Ai beson se mobiliteti i qytetit nuk është thjesht çështje teknike, por është kulturë, është mënyrë e jetës, është përkushtim ndaj barazisë së qasjes. Çdo lagje duhet të ketë infrastrukturën që meriton, dhe çdo qytetar duhet të ndihet i përfshirë në vendimet që prekin hapësirat e tij publike.
Florim Ruhani është zëri i atyre që nuk duan më të jetojnë në një qytet që frymon me zor. Ai sjell me vete përvojë, ndershmëri dhe vizion të qartë: Prishtina ka nevojë për plan, jo për improvizim. Ka nevojë për zhvillim të balancuar, jo për ndërtim të shfrenuar. Ka nevojë për infrastrukturë që i shërben jetës, jo vetëm betonit.
👉 Voto 165 Iniciativa Qytetare “Prishtina në dorën tënde”- PDT.
👉 Voto Florim Ruhani Nr. 13.
👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!



