
Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Ramës, lidhur me deklaratën që ky i fundit bëri sot përballë fëmijëve të mitur, ‘hyni në google e më shihni lakuriq’.
Në fjalën e tij në takimin me qytetarët në Kavajë, Noka e akuzoi Ramën për sjellje të papërshtatshme, mungesë vizioni dhe keqtrajtim të qytetarëve të Kavajës. Ai u ndal tek vizita e Ramës në qytet, i shoqëruar nga Elisa Spiropali, ku, sipas Nokës, sulmuan kandidatin demokrat Elton Rroshi sepse “u ka djegur e vërteta, por që Eltoni do ta zerojë Rilindjen në Kavajë”.
Noka e akuzoi Ramën për shkatërrim të institucioneve në qytet, për tentativën për ta kthyer Kavajën në “humbëtirë”, si dhe për keqtrajtim të të miturve në aktivitetet politike, duke e cilësuar këtë si shenjë e një gjendjeje të dëshpëruar dhe të braktisur nga qytetarët.
Fjala e Flamur Nokës:
Erdhi sot Edi Rama me Elisa Spirobajrin, dhe u morën me Eltonin. Ju ka djeg shumë fakti që Eltoni ka marrë përsipër të zerojë Rilindjen këtu në Kavajë.
Po mor po, Eltoni do ta zerojë Rilindjen këtu në Kavajë, sepse ti ja zerove Kavajës të gjitha institucionet dhe tentove ta kthesh Kavajën në fshat duke ja hequr të gjitha institucionet.
E ka kthyer Kavajën sikur është një provincë e largët, humbëtirë. I ka bërë hesapet gabim dhe dëshpërimisht ata sot erdhën këtu në Kavajë dhe nxorrën disa klithma. Klithma dëshmpërimi kundër Eltonit.
Çfarë kryeministri je ti që shkon e mbledh fëmijë minorenë, vajza, djem, 13-14-15 vjeçarë dhe u thua ejani më shihni në you tube mua kur isha lakuriq.
Po ç’kusur kanë fëmijët tanë të shohin perversitetin tënd. Ç’kusur kanë vajzat tona, që i ushqen me perversitet, në vend që t’ju ushqejë me dashuri, me kulturë, me edukatë.
A mund të jetë kryeministër ky njeri?
Po pse e tha ai atë?
Ua them unë.
Ai nuk ka program, ai s’do të japë llogari. Ai e shikon veten në humbëtirë. Është i dëshpëruar. Ai është i braktisur, është i braktisur, sepse nuk ka qytetarë. Edhe këtu kishte administratë, atje kishte nxjerrë përdhuni në ditë pushimi nxënësit dhe nxënëset për t’ju treguar se po i shkojnë njerëz. Dhe e ndjen, atij po i rrëshqet dheu nëpër këmbë.
Ai e ndjen se jo që po humb, se po ua them unë këtu motra dhe vëllezër, humbja është lule për atë. Por pas humbjes e pret ‘lali vjedhësi’ atje tek vendi. Prandaj kjo e tmerron Edi Ramën. Kjo e tmerron Edi Ramën, prandaj e ka humbur.
I fut nja dy viza, i errësohet shikimi dhe nuk di aty se çka, fëmijë përpara dhe flet perversitete.
Është në dëshpërim. A e mbani mend para 1 viti. 90 mandate do të marr thoshte, e uli në 86. E uli në 84. Shkoi në 78. Tani shkoi në 71. Ka mbaruar. Ka mbaruar.