Kosova

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.

Kjo periudhë, e cila zgjat 63 ditë – nga data 28 qershor deri më 29 gusht 2025 – u mundëson qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë vendin e tyre aktual të votimit dhe, nëse dëshirojnë, të kërkojnë ndërrimin e qendrës së votimit duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra:

Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org

Duke paraqitur kërkesë pranë Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

KQZ u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të siguruar që të kenë akses të lehtë dhe të drejtë në procesin zgjedhor, duke garantuar pjesëmarrje më të madhe dhe më të lehtë në ditën e votimit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button