
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar ditën e sotme kushtet skandaloze tek Pediatria e Specialiteteve, e cila u inagurua vetëm 1 muaj më parë.
Gazetari ka publikuar disa video ku familjarë duken qe fusin bidona me ujë në Pediatri.
Sipas tij, familjarët thonë se nuk ka ujë të ngrohtë në spital, për të larë fëmijët, e për këtë arsye detyrohen të marrin ujë në shtëpi. E ata që kanë shtëpitë larg, shton gazetari, marrin ujë tek lokalet afër QSUT-së.