Lajme

Erisa Xhixho: Qytetarët që kërkojnë ndryshimin, e kanë zgjedhjen e qartë – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje publike për mbështetjen e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke theksuar se kjo është zgjedhja e duhur për qytetarët që duan ndryshim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh:
“Qytetarët që kërkojnë ndryshimin, e kanë tashmë zgjedhjen e qartë: Aleanca për Shqipërinë Madhështore!”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që më 5 maj të votojnë numrin 1 në fletën e votimit – Koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke përkrahur gjithashtu kandidaturën e Ilir Metajt në qarkun e Tiranës.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button