Emirjana Sako sfidon Task Forcën e SPAK, dhjetëra kantiere për asfalt elektoral
Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, e cila mban dhe detyrën e drejtueses politike të PS në këtë qark, ka hapur thesin për asfalt elektoral.

Banorët në zonën e Shkozetit, në qytetin e Durrësit por dhe rrethina të tjera, denoncojnë se rikonstruksioni i rrugëve, po bëhen me qëllim elektoral, ndërsa punimet po kryhen pa cilësi.
Praktika e asfaltit elektoral me qëllim mashtrimin e qytetarëve për t`u marrë votën, është kthyer tashmë në mekanizëm nga bashkitë socialiste, sa herë në vend ka zgjedhje.
Situata abuzive me investimet në shkelje të kodit zgjedhor, është denoncuar dhe nga kandidatët e PD në Durrës, Ilirjana Kuçana dhe Shyqëri Mertollari.
Të njëjtën praktikë po ndjek dhe Benet Beci në Shkodër. Kandidatët për deputetë të PD në këtë qark, Greta Bardeli, Ted Kopliku dhe Matilda Matija, kanë hedhur akuza ndaj Bashkisë Shkodër, ku denoncuan investimin për rrugën e fshatit Rragam në Gurin e Zi.
Sipas kandidatëve të PD, këto janë mekanizma që po përdoren për të mashtruar votuesin shkodranë dhe janë në shkelje të hapur të kodit zgjedhor.