Elona Lalaj Xhelilaj pritet të emërohet drejtuese e Përgjithshme e Policisë Bashkiake në Tiranë

Një tjetër lëvizje e rëndësishme pritet të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. Burime të besueshme raportojnë se Elona Lalaj Xhelilaj do të emërohet si drejtuese e Përgjithshme e Policisë Bashkiake, pas shkarkimit nga kjo detyrë të Toni Benit, një person i njohur për afërsinë e tij me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ky ndryshim i ri është pjesë e një serie lëvizjesh që duket se po shënojnë largimin e individëve të afërt me Veliajn nga Bashkia e Tiranës, duke hapur mundësinë e emërimit të personave të besuar të kryeministrit Edi Rama në pozita të rëndësishme. Ky lëvizje ka ngjallur spekulime për forcimin e ndikimit të Ramës në administratën e kryeqytetit, që është drejtuar deri më tani nga Veliaj.
Kujtojmë që pak kohë më parë, Rama shkarkoi nga detyrat dy figura të njohura të bashkisë, Sara Goxhajn dhe Alban Dokushin, duke emëruar Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të bashkisë. Këto lëvizje janë interpretuar si një sinjal i ndryshimeve të mundshme të thella në menaxhimin e administratës lokale të Tiranës.