Show biz

Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës – Ambasadori britanik: Krenari e përbashkët për Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë dje zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës, përmes një dekreti presidencial të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani. Ceremonia solemne u zhvillua në prani të personaliteteve të larta, përfshirë edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ambasadori britanik u shpreh krenar që vendi i tij, së bashku me Kosovën, ndajnë një figurë kaq të rëndësishme dhe inspiruese si Dua Lipa.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani që më ftuat në një ceremoni të veçantë për dhënien e shtetësisë së Kosovës Dua Lipës. Pata nderin të takohesha me Dua Lipën dhe të festonim këtë talent të jashtëzakonshëm britaniko-kosovar”, ka shkruar Hargreaves në një postim në rrjete sociale.

Ai gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në Sunny Hill Festival, ku Lipa pritet të performojë mbrëmjen e sotme.
“Ejani dhe vizitoni British Corner tonë në festival!”, shtoi ai.

Përveç shtetësisë britanike dhe asaj të Kosovës, Dua Lipa gëzon edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë një prej figurave më përfaqësuese të tre shteteve që e identifikojnë si krenarinë e tyre artistike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button