Kosova
Kryesore

Drejtori i Policisë së Kosovës takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në vend dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, një nga temat kryesore të diskutimit ishte planifikimi dhe angazhimi policor gjatë procesit zgjedhor. Drejtori Hoxha theksoi se Policia e Kosovës tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në këtë periudhë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button