Sport

Dileta Leota sfidon Loris Kariusin: “Një bast për Ligën e Kampioneve, Interi duhet të fitojë!”

Moderatorja e njohur sportive, Dileta Leota, ka zbuluar një bast interesant që ka vendosur me bashkëshortin e saj, portierin gjerman Loris Karius, në lidhje me ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampioneve.

Duke folur për platformën “DAZN”, bukuroshja italiane tregoi se tashmë në shtëpinë e tyre është ndezur një duel sportiv mes Italisë dhe Gjermanisë.

“Duhet ta dini që kam venë bast në shtëpi me Loris. Ai është tifoz i Bayernit prej kohësh,” zbuloi ajo.

Dileta, e cila shpreson për një fitore të Interit në përballjen me Bayernin, tha me të qeshur: “Uroj që të fitojë Interi, sepse më pret një darkë e mirë!”

Ky bast simpatik mes çiftit ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shtuar edhe më shumë emocionet për sfidën mes dy gjigandëve të futbollit evropian. Tani mbetet për t’u parë kush do të fitojë – Interi apo Bayerni – dhe kush do të paguajë darkën!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button