Dështimi i seancës paraprake për dosjen SASPAC, Beqaj dhe të pandehurit kërkojnë prova shtesë

Ka dështuar seanca paraprake për dosjen SASPAC, ku i pandehur kryesor është ish-drejtori i Agjencisë për Programin SASPAC dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatëve të të pandehurve për t’u njohur me një pjesë të provave që, sipas tyre, nuk janë administruar gjatë fazës së hetimit. Ata kërkuan që të kenë akses të plotë në materialet përkatëse, për të përgatitur një mbrojtje më efikase në vijim të procesit gjyqësor.
Një tjetër kërkesë e ngritur në seancë ishte ajo për marrjen e materialeve nga akt-ekspertimi që përfshin zbërthimin e telefonave, USB-ve dhe kompjuterëve të sekuestruar. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 6 maj, në orën 10:00.
SPAK e mbylli hetimin për këtë dosje në fillim të prillit dhe depozitoi kërkesën për gjykim ndaj Ilir Beqajt, tetë personave të tjerë dhe dy shoqërive tregtare, të përfshira në skandalin e SASPAC.
Të pandehurit në dosje janë:
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Gazmend Haxhia
Alfred Nikolla
Elton Marini
Bjona Ziaj
Bledar Leka
Marinela Jazoj
Mira Topçiu
Shoqëria tregtare “Landëays International” sh.p.k
Shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k
Ilir Beqaj, ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE-së dhe ish-ministër i Shëndetësisë, përballet me akuza për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.