Lajme
Denoncimi i Eno Bozdos për “Çakullin Elektoral” në Berat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Berat, Eno Bozdo, ka denoncuar sot një situatë të dyshuar lidhur me investimet e fundit në Lagjen e Hatillarëve në fshatin Moravë. Sipas Bozdos, bashkia Berat është duke hedhur çakull, për të realizuar asfaltetimin e rrugëve në këtë lagje, veprim që sipas tij ka motiv të qartë elektoral.
Në denoncimin e tij, Bozdo thekson se për dy ditë me radhë, mjetet që mbajnë mbishkrimin “Shkëlqimi 07” kanë mbërritur në lagje dhe kanë nisur të hedhim asfalt në rrugë që nuk kanë pasur asnjë investim për shumë vite. Ai ka bërë thirrje për SPAK (Prokuroria Speciale e Shqipërisë) të fillojë hetimet lidhur me këtë çakull elektoral dhe të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre veprimeve.
- Bozdo ka theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda dhe një turp elektoral, duke i kërkuar autoriteteve që të ndalojnë përdorimin e fondëve publike për motive elektorale të paligjshme.